KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Alarm për Qeverinë”, Sadiku: deficiti tregtar i mallrave në Kosovë arriti në 50,6% të PBB-së

“Alarm për Qeverinë”, Sadiku: deficiti tregtar i mallrave në Kosovë arriti në 50,6% të PBB-së

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka thënë se më vitin 2025, deficiti tregtar i mallrave në Kosovë arriti në 50,6% të bruto produktit vendor (PBB).

Sipas tij, ky deficit është më i larti në Ballkanin Perëndimor dhe më i lartë se në çdo shtet të BE-së.

“Për krahasim: Shqipëria 22%, Maqedonia e Veriut 19,8%, Bosnja 19,7% dhe Serbia 7,3%. Prapa këtyre shifrave është varësia jonë nga importi dhe mungesa e prodhimit vendor.”, ka shkruar Sadiku.

Ai ka thënë se një situatë e tillë duhet të jetë alarm për Qeverinë e Kosovës.

“Kosovës i duhen politika që mbështesin prodhuesit, investimet dhe eksportin.”, ka thënë Sadiku. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.