KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti në Francë diskuton për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kurti në Francë diskuton për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Republikën tonë, Jean-François Huchet, si dhe personalitete kyçe në organizimin Lojërave Olimpike Paris 2024, përfaqësues të France Sport Expertise, diskutuan për aspektet përgatitore, nga bashkërendimi institucional deri tek infrastruktura e nevojshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Morëm këshilla për veprimet dhe vendimet që duhet t’i kemi prioritet, përfshirë qeverisjen dhe menaxhimin, planifikimin e prokurimit dhe zbatimin. Caktimi i afateve dhe ndarja e përgjegjësive, sikurse kostot dhe burimet e financimit, duhet të jenë të qartësuara për rrugën përpara.

Me marrëveshjen e kredisë me AFD-në për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare dhe Deklaratës së Synimit për themelimin e Komitetit të përbashkët për këto lojëra, të nënshkruara në fund të muajit korrik, Franca është partnere e rëndësishme për organizimin e “Prishtina 2030”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.