KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, këto janë rrugët dhe fshatrat e prekura

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, këto janë rrugët dhe fshatrat e prekura

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e saj të mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të përfshijnë rrugët “UÇK”, “Fadil Deliqi”, “Shala e Bajgorës”, “Xhevat Jusufi”, “Gjergj Fishta”, “Xhemajl Zhaza”, “Tafil Osmani”, “Mbreti Agron”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Obiliceva”.

Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Shaban Polluzha”, “Dëshmorët e Kombit”, “Muzeu”, “Fadil Deliqi”, “Bislim Bajgora” dhe “Pajazit Boletini”, si dhe në fshatrat Vinarc i Epërm dhe Sërbovc.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt, ndaj konsumatorëve u është rekomanduar që ta lënë të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre intervenimeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.