KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ekzekutohen pagat e punëtorëve teknik që ishin në grevë,  Elshani: Tash presim përgjegjësi dhe punë!

Ekzekutohen pagat e punëtorëve teknik që ishin në grevë,  Elshani: Tash presim përgjegjësi dhe punë!

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat ndaj operatorëve ekonomikë, punëtorët teknikë të të cilëve ishin në grevë.

Përmes një postimi, Elshani ka thënë se tashmë pritet rifillimi i punës në shkolla dhe çerdhe, në përputhje me kontratat dhe marrëveshjen e arritur.

Ai ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të formohet një Task-Forcë, e cila do të mbikëqyrë gjendjen higjienike në çdo shkollë dhe çerdhe.

Postimi i plotë i Elshanit:

“Pagesat janë ekzekutuar. Tash presim përgjegjësi dhe punë!

Gjatë ditës së djeshme janë ekzekutuar pagesat ndaj operatorëve ekonomikë, punëtorët teknikë të të cilëve ishin në grevë.

Presim që puna në shkollat dhe çerdhet tona të rifillojë në përputhje me kontratat dhe marrëveshjen e arritur.

Në ditët në vijim do të krijojmë një Task-Forcë për mbikëqyrjen e higjienës në çdo shkollë dhe çerdhe, për të kërkuar respektimin e plotë të standardeve higjieno-sanitare dhe përgjegjësi nga secili operator dhe çdo punonjës i Drejtorisë së Arsimit.

Shëndeti i fëmijëve tanë është i panegociueshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.