KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gjermania në hall me ylin e saj, i lidhur me me një grup të krishterë ungjillor!

Gjermania në hall me ylin e saj, i lidhur me me një grup të krishterë ungjillor!

Rudi Völler, drejtori sportiv i Shoqatës Gjermane të Futbollit (DFB), do të flasë me Félix Nmecha, mesfushorin e Dortmundit i cili shënoi dy herë të shtunën në Bundesligë, rreth marrëdhënies së tij me një rrjet futbollistësh të krishterë ungjillorë.

E gjitha filloi këtë fundjavë kur, kundër Elversberg, Nmecha festoi golat e tij me gjestin ‘Kthimi i Mbretit’. Ky gjest i referohet një fushate të organizuar nga ‘Ballers in God’, një rrjet të cilit ai i përket, i themeluar në vitin 2015 nga futbollisti John Bostock, aktualisht pa një ekip, por më parë i Tottenham, Lens dhe Crystal Palace.

Këto janë rrjete fetare në të cilat njerëzit zhvlerësohen ose përjashtohen për shkak të orientimit të tyre seksual, identitetit gjinor, stilit të jetesës ose zgjedhjeve personale.

Këto hetime “kanë dokumentuar gjithashtu se homoseksualiteti është përshkruar si mëkat dhe aborti si ‘plani i Satanit’ brenda rretheve të atyre që përdorën shërbimet misionare të ‘Ballers in God'”, thuhet në deklaratën e mbështetësve të Dortmundit.

Vlen të kujtohet se Nmecha është thirrur nga Klopp për këtë pushim ndërkombëtar me Gjermaninë.

Kjo është arsyeja pse Rudi Völler, drejtori i tyre sportiv, e ka trajtuar publikisht çështjen. “Sigurisht, ekziston liria e fesë dhe liria e besimit. E kuptoj debatin dhe se jo të gjithë janë dakord. Siç thashë, ne do ta trajtojmë atë në mënyrë të ngjashme siç bëmë me Dortmundin: jemi në kontakt me ta. Por nuk duhet ta teprojmë me të. Sigurisht që do të flasim me të për këtë”, deklaroi ai.

Dortmundi ka lëshuar gjithashtu një deklaratë duke konfirmuar se do të flasin me Nmecha pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare: “Bindjet e ndryshme personale janë pjesë e një shoqërie të larmishme. Ajo që ka rëndësi për ne është që të ruhet respekti i ndërsjellë dhe të mbështeten vlerat e përbashkëta të Borussia Dortmund. Felix Nmecha është sjellë me respekt që nga dita e tij e parë në Borussia Dortmund dhe, përmes veprimeve të tij të përditshme, si të gjithë lojtarët tanë, nuk jep asnjë arsye për të dyshuar në këtë.”

Vetë Nmecha postoi një mesazh në rrjetet e tij sociale në përgjigje të të gjitha polemikave që kanë lindur në Gjermani: “Unë i dua të gjithë njerëzit dhe nuk diskriminoj askënd. Dashuria e Zotit është për të gjithë.”/Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.