Një mërgimtar dyshohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj përmes rrjeteve sociale, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti është duke u trajtuar si “Dhunë në familje e kanosje”, përderisa viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërkaq i dyshuari është futu në kërkim të Policisë.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE
Prishtinë 08.11.2026 – NN. Është raportuar se ish-bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, i cili jeton jashtë vendit, përmes rrjeteve sociale i ka dërguar asaj dhe familjarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim të policisë. Lidhur me rastin është informuar prokurori. /Zëri

