KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia vihet në kërkim të mërgimtarit për mesazhet e dërguara ndaj ish-bashkëshortes

Policia vihet në kërkim të mërgimtarit për mesazhet e dërguara ndaj ish-bashkëshortes

Policia e Kosovës ka njoftuar se është vënë në kërkim të një personi që dyshohet për kryerjen e dy veprave penale.

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari që jeton jashtë vendit, përmes rrjeteve sociale ka dërguar mesazhe kërcënuese për ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj.

Për këtë, ai ngarkohet për veprat penale të dhunës në familje dhe të kanosjes.

“Prishtinë  08.11.2026 – NN. Është raportuar se ish-bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, i cili jeton jashtë vendit,  përmes rrjeteve sociale i ka dërguar asaj dhe familjarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim të policisë. Lidhur me rastin është informuar prokurori.”, thuhet në raport. /klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.