Një sondazh i realizuar nga YouGov ka treguar se amerikanët janë më pak të prirë të votojnë për kandidatët që mbështesin luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Sipas rezultateve, 44 për qind e të anketuarve thanë se do të kishin më pak gjasa t’i mbështesnin këta kandidatë, ndërsa vetëm 13 për qind deklaruan se lufta do të ndikonte pozitivisht në zgjedhjen e tyre.
Po ashtu, 56 për qind e amerikanëve vlerësuan se qeveria duhet t’i japë përparësi shmangies së rritjes së çmimeve, para objektivave ushtarake në Iran, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Sondazhi u realizua mes 1.000 të rriturve në SHBA, nga 29 tetori deri më 2 nëntor 2026, në prag të zgjedhjeve afatmesme.
Burimi: klankosova.tv ↗

