KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Gjermania kërkon përfshirjen e Evropës në negociatat për Ukrainën

Gjermania kërkon përfshirjen e Evropës në negociatat për Ukrainën

Gjermania ka kërkuar që Evropa të ketë rol në negociatat për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, përpara bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, që po mbahen në Abu Dhabi.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaroi se nuk mund të ketë zgjidhje pa përfshirjen e Evropës, duke theksuar rëndësinë e saj për sigurinë e kontinentit, shkruan AlJazeera.

Edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, kundërshtoi çdo marrëveshje që do të përcaktonte të ardhmen e Ukrainës pa pjesëmarrjen e saj, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, bisedimet mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së synojnë gjetjen e një zgjidhjeje për luftën, por mbeten të paqarta mundësitë për përparim konkret.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.