Megjithëse ende nuk është arritur një marrëveshje zyrtare, investitorët investitorët besojnë se lufta mes SHBA-së dhe Iranit po shkon drejt fundit. Kjo po pasqyrohet qartë në tregjet e naftës, ku çmimet kanë shënuar rënie.
Shkak për këtë u bë deklarata e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se për sa kohë që vazhdojnë bisedimet për t'i dhënë fund konfliktit, sulme të reja ndaj Iranit janë shumë të pamundshme.
Paralajmërim ndaj pritshmërive të tepërta
Që javën e kaluar çmimi i naftës Brent, një nga standardet kryesore ndërkombëtare për tregtimin e naftës së papërpunuar, kishte rënë me 16 për qind.Megjithatë, analistët paralajmërojnë ndaj pritshmërive të tepërta. "Pavarësisht optimizmit të fundit për një përparim të mundshëm diplomatik, rreziqet gjeopolitike mbeten të larta dhe mundësia e një përshkallëzimi të ri ushtarak nuk mund të përjashtohet", tha Sugandha Sachdeva nga SS WealthStreet.
Ende nuk ka marrëveshje SHBA-Iran
Sipas analistëve tregjet po reflektojnë tashmë ndaj uljes së tensioneve, megjithëse ende nuk është arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, negociatat kanë shënuar shumë pak përparim. Ai i ka cilësuar së fundmi kërkesat e Iranit si të papranueshme dhe jorealiste./DW

