KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fushë Kosova hap kuletën, ndan mijëra euro për kanalizimet atmosferike

Fushë Kosova hap kuletën, ndan mijëra euro për kanalizimet atmosferike

Komuna e Fushë Kosovës ka finalizuar procedurën e prokurimit për një projekt infrastrukturor që parasheh ndërtimin e kanalizimeve atmosferike në qytet dhe në fshatrat përreth.

Për realizimin e këtij projekti, komuna ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 99 mijë e 990 eurosh, shumë kjo pothuajse e barabartë me buxhetin e parashikuar prej 100 mijë eurosh.

Sipas dokumentacionit të prokurimit, punët i janë besuar grupit të operatorëve ekonomikë “Muhamet Muçiqi” dhe “HARST Group SH.P.K.”, me të cilët kontrata është nënshkruar më 6 nëntor, raporton IndeksOnline.

Interesimi për këtë aktivitet të prokurimit ishte më i madh në fazën e tërheqjes së dosjes, ku figurojnë 60 kërkesa. Megjithatë, në garë ishin dorëzuar vetëm dy oferta, prej të cilave vetëm njëra ishte vlerësuar si e përgjegjshme.

Projekti është paraparë të realizohet brenda dy muajve dhe do të financohet nga mjetet vetanake të komunës dhe Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

Kontrata synon përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve atmosferike në Fushë Kosovë dhe fshatra, në kuadër të investimeve në sistemin e menaxhimit të ujërave të reshjeve. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.