Interesimi i Arsenalit për Aleksey Batrakovin ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga Galatasaray.
Futbollisti i kombëtares ruse ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në Turqi, pas transferimit të tij veror nga Lokomotiv Moska për shumën e 25 milionë eurove. Batrakov ka shënuar katër gola në Ligën e Kampionëve, përfshirë një gol kundër Barcelonës klubit për të cilin ai dëshiron shumë të luajë një ditë.
Paraqitjet mbresëlënëse të Batrakovit kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të interesuara. Në javët e fundit, emra si Arsenali, Manchester United dhe Liverpooli janë lidhur me 21-vjeçarin, i cili gjithashtu ka marrë vlerësime të larta nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flik.
Ka pasur raportime se Batrakov ka një klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij, por kjo mund të mos mbetet kështu edhe për shumë kohë. Sipas gazetarit Serhan Turk, interesi nga ana e Arsenalit dhe Tottenhamit e ka shtyrë Galatasarayn të ndërmarrë veprime shkruan IndeksOnline.
Gjigantët e Stambollit tashmë po planifikojnë t’i ofrojnë lojtarit të ri një kontratë më të favorshme, me qëllim që ta mbajnë atë në klub për një periudhë afatgjatë. “Drejtuesit e Galatasarayt do të ndërmarrin hapat e nevojshëm në lidhje me Batrakovin,” shpjegoi Turk.
“Ka klube, veçanërisht nga Premier Liga, që po e ndjekin lojtarin. Ato dërgojnë ekipe vëzhguesish në çdo ndeshje për ta parë Batrakovin. Arsenali dhe Tottenhami, në veçanti, janë shumë të interesuar.
“Megjithatë, Galatasaray aktualisht dëshiron të vazhdojë me Batrakovin. Në ditët në vijim do të bëhen përpjekje për të siguruar një kontratë të re.” u tha në mediumin “Turk”./IndeksOnline/

