KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim

Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

Nagavci ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Ajo ka vlerësuar mbështetjen e Hungarisë për Kosovën ndër vite, veçanërisht në fushën e arsimit dhe mundësitë e studimit për të rinjtë kosovarë në Hungari.

“Prita sot në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. László István Dux, me të cilin zhvilluam një bashkëbisedim për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral. Vlerësova mbështetjen e Hungarisë për Kosovën ndër vite si dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe mundësitë e studimit për të rinjtë tanë në Hungari. Diskutuam gjithashtu për perspektivën evropiane të Kosovës, rëndësinë e avancimit të proceseve integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Hungarinë, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe interesave të përbashkëta. E falënderova Ambasadorin Dux për vizitën dhe bisedën konstruktive”, ka shkruar ajo në facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.