KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hasani thotë se Dekani i Juridikut ka përdorur të njëjtën doktoraturë në Prishtinë dhe Romë “për të fituar dy tituj akademikë”

Hasani thotë se Dekani i Juridikut ka përdorur të njëjtën doktoraturë në Prishtinë dhe Romë “për të fituar dy tituj akademikë”

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka ngritur pretendime për parregullsi akademike ndaj dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka, lidhur me doktoraturat e tij në Universitetin e Prishtinës dhe në “La Sapienza” të Romës.

Në një e-mail drejtuar senatorëve të UP-së, Këshillit Drejtues dhe stafit të Fakultetit Juridik, Hasani pretendon se Puka ka përdorur të njëjtën tezë doktorature, të përkthyer nga shqipja në italisht, për të fituar dy tituj akademikë.

“Pas një shqyrtimi të hollësishëm, faqe për faqe, kam konstatuar se nuk bëhet fjalë për dy hulumtime të pavarura shkencore, por për të njëjtën tezë doktorature”, ka shkruar Hasani.

Ai kërkoi shqyrtimin e të dy disertacioneve dhe tha se i është drejtuar edhe institucioneve kompetente në Itali.

Hasani pretendon gjithashtu se Puka ka larguar nga CV-ja të dhënat për doktoraturën në Romë dhe nuk e ka nostrifikuar diplomën.

Puka i ka mohuar më herët akuzat, duke i cilësuar shpifje dhe duke mohuar plagjiaturën dhe mashtrimin akademik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.