KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Fundi i një epoke – Audi A8 del nga prodhimi pas 32 vitesh

Fundi i një epoke – Audi A8 del nga prodhimi pas 32 vitesh

Audi ka përfunduar prodhimin e modelit A8 në fabrikën e Neckarsulm në Gjermani, duke mbyllur një histori 32-vjeçare të sedanit luksoz.

Ekzemplari i fundit doli nga linja e prodhimit në mesin e tetorit, ndërsa gjenerata aktuale D5, e prezantuar në vitin 2017, tashmë ka përfunduar ciklin e saj.

A8 ishte prezantuar për herë të parë në vitin 1994 dhe ndër vite u bë rivali kryesor i Mercedes-Benz S-Class dhe BMW Serisë 7.

Megjithatë, emri A8 nuk pritet të zhduket përfundimisht.

Audi ka konfirmuar se një pasardhës është planifikuar para vitit 2030, por ende nuk dihet nëse do të jetë elektrik, hibrid apo me motor tradicional.

Kapaciteti i liruar në Neckarsulm do të përdoret për prodhimin e modeleve A5 Sedan dhe A5 Avant.

Deri në rikthimin e mundshëm të A8, SUV-i i madh luksoz Audi Q9 do të mbajë rolin e modelit kryesor të markës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.