Presidenca e Kosovës ka njoftuar se fotografia zyrtare e presidentes Justina Shiroka-Pula është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit nga presidenca, Departamenti i Protokollit të Shtetit ka bërë shpërndarjen e fotografisë zyrtare në institucionet qendrore dhe lokale, agjencitë dhe institucionet e tjera përkatëse, si dhe në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës në mbarë botën.
Ky proces është realizuar në përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për kriteret e përzgjedhjes dhe vendosjes së fotografisë së Presidentit/es së Republikës së Kosovës dhe brenda afateve të përcaktuara.
Fotografia zyrtare e presidentes Shiroka-Pula është realizuar nga fotografi Arben Llapashtica.

