KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

E pazakontë në Shqipëri: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari

E pazakontë në Shqipëri: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari

Një ekip kirurgësh të Otorinolaringologjisë ka realizuar një ndërhyrje të pazakontë kirurgjikale, duke hequr nga hunda e një pacienti 71-vjeçar një masë tumorale me peshë 3.1 kilogramë dhe gjatësi prej 50 centimetrash.

Sipas kirurgut ORL, Tedi Minarolli, ndërhyrja nuk paraqiste vështirësi të jashtëzakonshme nga ana teknike, por përmasat e masës ishin të paprecedenta.

“Sa i përket nivelit të vështirësisë, ishte mesatare, por për nga madhësia ishte e padëgjuar. 3.1 kilogramë dhe 50 centimetra në hundë”, ka deklaruar Minarolli.

Pacienti 71-vjeçar ishte i burgosur dhe, sipas mjekëve, kjo mund të ketë ndikuar në refuzimin e trajtimeve shëndetësore, duke bërë që masa të rritej deri në përmasa të tilla. Kirurgu Minarolli ka treguar se fillimisht kishte vështirësi ta besonte fotografinë e rastit që i ishte dërguar para se pacienti të referohej për trajtim.

Ndërkohë, shefja e shërbimit të ORL-së, Birkena Qirjazi, ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në faza të vonshme, kur gjendja e tyre është komplikuar ndjeshëm. Megjithatë, ajo është shprehur optimiste për punën dhe suksesin e mjekëve të rinj.

Ndërhyrja u realizua me sukses nga ekipi i ORL-së, nën drejtimin e Birkena Qirjazit dhe Tedi Minarollit, me pjesëmarrjen e Kristi Tatës dhe Arli Kokomanit, si dhe me kujdesin e ekipit të reanimacionit dhe mjekëve të rinj, raporton TCH.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.