KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Goditje nga distanca, driblime dhe spektakël – Galatasaray rikthen magjinë e Xhevat Prekazit

Goditje nga distanca, driblime dhe spektakël – Galatasaray rikthen magjinë e Xhevat Prekazit

Galatasaray ka kujtuar legjendën e klubit të tyre, Xhevat Prekazi, i cili ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, përmes një videoje ku ka përmbledhur disa nga momentet më të bukura të tij me fanellën e klubit turk.

Në videon e publikuar, klubi ka rikthyer në vëmendje klasin e jashtëzakonshëm të futbollistit nga Mitrovica, duke përzgjedhur disa prej golave të tij më të bukur, të realizuar kryesisht me goditje spektakolare nga distanca.

Prekazi shfaqet duke realizuar me saktësi dhe forcë, por edhe duke treguar repertorin e tij teknik përmes goditjeve me efekt, driblimeve elegante dhe aksioneve individuale që dëshmonin talentin e tij të veçantë.

Ai ishte një prej futbollistëve që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Galatasarayt, duke fituar dy tituj të kampionit të Turqisë, në sezonet 1986/87 dhe 1987/88. Galaasaray para ardhjes së tij nuk e kishte fituar titullin për 17 vite.

Sipas statistikave, Xhevat Prekazi shënoi 44 gola në 229 ndeshje me fanellën e klubit turk, gjatë periudhës 1985–1991.

Me këtë video, Galatasaray ka rikthyer kujtimet për një futbollist që fitoi zemrat e tifozëve me golat, teknikën dhe spektaklin që dhuronte në fushë.

“Kur të vdes, pasi të gjithë asaj rruge jemi, i them gruas time, dua të ma vendosin në arkivol fanellën e Galatasarayt, por edhe të Partizanit, natyrisht”, dëgjohet zëri i tij në videon e publikuar nga klubi turk.

Xhevat Prekazi do të mbetet një prej emrave të paharruar të historisë së klubit nga Stambolli. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.