Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Gjendje e rëndë në disa zona të Prishtinës, komuna raporton për mbi 30 intervenime

    January 10, 2026

    “Fytyra e kortizolit”: Si stresi po ju ‘ha’ kolagjenin dhe 5 mënyra për ta ndalur

    January 10, 2026

    Trump: Irani po kërkon liri, Amerika është gati t’i ndihmojë

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Gjendje e rëndë në disa zona të Prishtinës, komuna raporton për mbi 30 intervenime
    • “Fytyra e kortizolit”: Si stresi po ju ‘ha’ kolagjenin dhe 5 mënyra për ta ndalur
    • Trump: Irani po kërkon liri, Amerika është gati t’i ndihmojë
    • Reshjet e shiut dhe borës shkaktojnë vërshime, Agjencia e Emergjencave: Disa segmente rrugore të pakalueshme
    • Dushi pa rroba sipër, Vëlla i Madh i tërheq vërejtjen Bia Khalifa-s
    • Situata me vërshimet, Durmishi: Disa lumenj dalin prej shtrati e bllokohen shumë rrugë​
    • Mbyllen kutitë e votimit në katër komuna, procesi kaloi pa incidente
    • Ylli fiton ndaj ‘Vreshtarëve’
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Abdixhiku: Rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm, larg madje

    Abdixhiku: Rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm, larg madje

    korrektpressBy korrektpressJanuary 9, 2026 Kuvendi i kosoves 3 Mins Read
    Abdixhiku: Rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm, larg madje
    Abdixhiku: Rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm, larg madje
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas rezultateve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit ka thënë se çdo votë e dhënë është përgjegjësi, respekt dhe obligim për të ardhmen.

    Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “Nuk është e tepër të përsëritet se rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm; larg madje”.

    “Ju faleminderit nga zemra, të gjithë 126.102 qytetarëve të Kosovës që i besuan LDK-së në këto zgjedhje. Çdo votë e dhënë për ne është përgjegjësi, respekt dhe obligim për të ardhmen. Ju faleminderit për besimin, për durimin dhe për angazhimin në një garë të vaështirë. Nuk është e tepër të përsëritet se rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm; larg madje. Por është verdikt i qytetarëve të vendit tonë dhe para tij përulemi me respekt të plotë. LDK e asnjë individ nuk i shmanget asnjë përgjegjësie dhe asnjë reflektimi; kjo na dallon. Dalim faqebardhë në secilin veprim tonin”, ka thënë ai.

    Tutje Abdixhiku ka shkruar se pas certifikimit të rezultateve do të organizohet dhe Kuvendi i LDK-së për siç tha “nga anëtarësia e partisë, vendoset fati i LDK-së”.

    “Por njëkohësisht, dua të jem i qartë: LDK është parti institucionale. Çështjet tona nuk zgjidhen në statuse emocionale, as në klithma sociale, e as në debate të çastit. Pas certifikimit të rezultateve, sipas Statutit dhe traditës sonë demokratike, do të mblidhet Kryesia e LDK-së; dhe pas saj, siç kam paralajmëruar natën e zgjedhjeve, do të organizohet dhe Kuvendi i LDK-së, aty ku vendosë anëtarësia, e jo klithmat e interesave të ngushta. Në Kuvend, në organet legjitime të partisë, nga anëtarësia e partisë, vendoset fati i LDK-së. Aty do të trajtohen të gjitha çështjet politike, organizative dhe vendimmarrëse – mbi të gjitha të përgjegjësisë dhe të vizioneve tutje përpara. Kjo është mënyra jonë. Kjo ka qenë gjithmonë LDK-ja: përgjegjësi, maturi, rend institucional dhe respekt për demokracinë e brendshme”.

    Por Abdixhiku i është drejtuar edhe atyre që e kanë “goditur” këtë parti.

    “Një fjalë të drejtpërdrejtë kam dhe për ata që sot po e godasin LDK-në nga jashtë: qëllimet e tyre nuk kanë qenë kurrë të mira, as për LDK-në e as për arritjen e një rezultati më të mirë zgjedhor. LDK-ja nuk ndërtohet me sulme nga jashtë, e as me gëzim për humbjen e saj. LDK është më e madhe se çdo individ, por edhe më e fortë se çdo zë që synon ta dobësojë. Ne do ta bëjmë fatin tonë, me qetësi, me ndershmëri dhe me përgjegjësi; siç i ka hije kësaj shtëpie politike e cila nuk braktiset e as nuk goditet në ditët e saja më të vështira. Faleminderit secilit që na votoi, na mbështeti dhe na qëndroi pranë. Besimi juaj mbetet detyrimi ynë më i madh”, ka shkruar ndër të tjera kryetari i LDK-së. /Telegrafi/

    TË TJERA

    “Ç’mi ke trazuar mercenarët, o Besian”, Abdixhiku i reagon Musliut: I keni partitë tuaja, ka kush merret me LDK-në

    “Ç’mi ke trazuar mercenarët, o Besian”, Abdixhiku reagon pas deklaratës së Musliut: I keni partitë tuaja, ka kush merret me LDK-në

    I jepet lamtumira e fundit ish-ministrit Sadriu, Abdixhiku: Mbi të gjitha ishte njeri i mirë, i matur e i vendosur në qëndrime

    Sot iu dha lamtumira e fundit ish-ministrit Sadriu, Abdixhiku: Mbi të gjitha ishte njeri i mirë, i matur e i vendosur në qëndrime

    Tha se LDK kishte bërë gabim trashanik kur kishte votuar Thaçin për president, Musliu i reagon Mustafës

    U zgjodh për herë të parë deputet, reagon këngëtarja Adelina Thaqi: Faleminderit që në një listë reprezentative të LDK-së më dhatë besimin

    Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

    LEXO GJITHASHTU

    Gjendje e rëndë në disa zona të Prishtinës, komuna raporton për mbi 30 intervenime

    January 10, 2026

    “Fytyra e kortizolit”: Si stresi po ju ‘ha’ kolagjenin dhe 5 mënyra për ta ndalur

    January 10, 2026

    Trump: Irani po kërkon liri, Amerika është gati t’i ndihmojë

    January 10, 2026

    Reshjet e shiut dhe borës shkaktojnë vërshime, Agjencia e Emergjencave: Disa segmente rrugore të pakalueshme

    January 10, 2026
    TË TJERA

    Dushi pa rroba sipër, Vëlla i Madh i tërheq vërejtjen Bia Khalifa-s

    January 10, 2026

    Situata me vërshimet, Durmishi: Disa lumenj dalin prej shtrati e bllokohen shumë rrugë​

    January 10, 2026

    Mbyllen kutitë e votimit në katër komuna, procesi kaloi pa incidente

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.