Ambasadori i Italisë, Maurizio Antonini, është takuar me ministrin e Sportit të Kosovës, Blerim Gashani, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e përgatitjeve dhe mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Kosovës në organizimin e këtij eventi të madh sportiv.
“Diskutimet u përqendruan në ecurinë e përgatitjeve dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Kosovës në organizimin e këtij eventi të madh sportiv, duke u mbështetur në përvojën dhe ekspertizën e Italisë në organizimin e garave ndërkombëtare sportive”, thuhet në njoftim
Sipas njoftimit, në fokus të diskutimeve ishte edhe përvoja dhe ekspertiza e Italisë në organizimin e garave ndërkombëtare sportive, të cilat mund të shërbejnë si mbështetje për Kosovën në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare.
Ky takim është vlerësuar si një mundësi për thellimin e bashkëpunimit dypalësh përmes sportit, si një mjet për forcimin e dialogut, zhvillimit dhe miqësisë mes popujve.

