KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Goditi ish-vjehrrin me drapër, gjykata vendos arrest me burg për dajën e deputetes Çaushi

Goditi ish-vjehrrin me drapër, gjykata vendos arrest me burg për dajën e deputetes Çaushi

Gjykata e Fierit ka vendosur sërish masën e sigurisë “Arrest në burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

Vendimi vjen pasi Gjykata e Apelit kishte ndryshuar më herët masën e sigurimit, duke përcaktuar që afati i arrestit në burg të përfundonte më 9 nëntor 2026.

Në një sqarim zyrtar për mediat, Gjykata bën me dije se, pas përfundimit të këtij afati, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier paraqiti një kërkesë të re për caktimin e masës së sigurimit.

52 vjeçari Bakaj, u ndalua si i dyshuar për dhunën ndaj 67-vjeçarit Erver Gremaj, babait të ish-bashkëjetueses, ndodhur në Suk të Roskovecit. 52-vjeçari dyshohet se ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit dhe e ka goditur me drapër në këmbë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Por 34-vjeçarja, Merita Grëmaj ka treguar vuajtjet që ka kalur për disa koha nga bashkëjetesa me Bakajn, pasi sipas saj ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, madje edhe e ka përdhunuar./Vizion+

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.