KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dogana ndalon kontrabandimin e pjesëve të automjeteve në Vërmicë

Dogana ndalon kontrabandimin e pjesëve të automjeteve në Vërmicë

Zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave, gjatë kontrolleve të kamionëve në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, i cili ishte paraqitur për përfundimin e procedurave të zhdoganimit, zyrtarët doganorë kanë kryer verifikimin e përputhshmërisë së ngarkesës me dokumentacionin përcjellës.

Me këtë rast, gjatë kontrollit fizik të automjetit, në brendësi të tij janë zbuluar mallra të padeklaruara, përkatësisht pjesë për automjete.

Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 3,400 euro.

Lidhur me rastin është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe sigurimin e zbatimit të drejtë të legjislacionit doganor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.