Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidroregjioni Jugor” ka identifikuar 10 lidhje ilegale të ujit gjatë javës së kaluar në zonat e shërbimit të saj.
Sipas raportit javor të kompanisë, gjashtë prej lidhjeve të paautorizuara janë evidentuar në Prizren, tri në Suharekë dhe një në Malishevë.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe aksionet në terren për identifikimin dhe eliminimin e lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
Kompania ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që veprojnë në kundërshtim me rregullat dhe legjislacionin në fuqi.
Po ashtu, u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos keqpërdorin rrjetin e ujësjellësit. /Telegrafi/

