KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Kylie Jenner mahnit me selfie provokuese, shfaqet me reçipeta

Kylie Jenner mahnit me selfie provokuese, shfaqet me reçipeta

Kylie Jenner të dielën tërhoqi vëmendjen me një seri fotografish të reja, në të cilat vuri në pah linjat e saj trupore.

Ylli i spektaklit The Kardashians, 29 vjeçe, publikoi në Instagram disa selfie, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: “Shumë e lezetshme kjo e diel”, transmeton Indeksonline.

Në fotografi, nëna e dy fëmijëve shfaqet e veshur me një reçipetë sportive ngjyrë kafe, me dekolte të hapur, dhe streçe të ngjashme nga marka Alo, duke ekspozuar barkun e tonifikuar.

Sipërmarrësja e njohur e kozmetikës pozoi në disa poza joshëse pranë automjetit të saj Mercedes, ndërsa flokët të gjatë e të errët i binin lirshëm mbi supe.

Ylli televiziv ndau gjithashtu një fotografi nga afër, ku tregoi grimin e saj të kuruar dhe pamjen elegante.

Fotografitë morën reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kursyen komplimentet. “Sa e mrekullueshme!”, shkroi njëri prej tyre./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.