KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Për Kurtin, Nenadi është serbi më i mirë”, “Pse s’po e shkarkon?” – kritikohen ashpër deklaratat e Rashiqit

“Për Kurtin, Nenadi është serbi më i mirë”, “Pse s’po e shkarkon?” – kritikohen ashpër deklaratat e Rashiqit

Deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia, kanë nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, gazetari Muharrem Kafexholli e ka cilësuar deklaratën e Rashiqit si të pamatur, duke thënë se ministri ka tentuar t’u japë mesazh disa serbëve, transmeton Klankosova.tv

“Deklaratë e pamatur totalisht e Rashiqit. Ka dashtë thjesht me ua bë qejfin disa serbëve, të cilët i përfaqëson. Rashiqi nuk është në linjë me shefin e vet, me zotin Kurti. Marrëveshja së cilës nuk i kam besu, asaj të Brukselit, iu ka konvenu si Kurtit dhe Vuçiqit”, ka deklaruar Kafexholli.

Ndërsa gazetari Ardian Gaxherri ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, kryeministri Albin Kurti i ndan përfaqësuesit politikë serbë në të mirë dhe të këqij.

Ai thotë se Rashiqi në këtë rast, ëpr Kurtin, është serbi më i mirë, transmeton Klankosova.tv

“Kurti po thotë që është serbi më i mirë, ata të tjerët janë të këqij. A me i besu na atij? Ai po i përjashton të tjerët se janë serbë të këqij, e vetëm Nenad Rashiqi është serb i mirë. Armiku i mirë ose i keq e ka veç te shqiptari. E ki armik ose nuk e ki. Një njeri që nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk është mik i Kosovës, është armik i Kosovës”, është shprehur Gaxherri.

Ndërkaq, analisti Azdren Shala ka ngritur çështjen e përgjegjësisë së kryeministrit Albin Kurti për deklaratat e ministrit Rashiq.

“Pse nuk po e shkarkon? Për një llaf goje e ka shkarku Agim Veliun”, ka thënë Shala.

Reagimet vijnë pas intervistës së Rashiqit për Express, të publikuar të dielën, ku ai deklaroi se Qeveria e Kosovës është më e gatshme për themelimin e Asociacionit pas ndryshimeve politike në Serbi, ndërsa propozoi që çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia të lihet përkohësisht anash, në mënyrë që fillimisht të zbatohen marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit. /Klankosova.tv

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.