Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policimit.
Sipas njoftimit, në këtë diskutim është theksuar rëndësia e stabilitetit rajonal, si dhe koordinimi i ngushtë ndërmjet dy vendeve për realizimin e prioriteteve të përbashkëta të sigurisë.
Bashkëpunimi SHBA-Kosovë në fushën e sigurisë mbetet një nga temat kryesore të angazhimit të përbashkët ndërmjet dy vendeve.
Burimi: indeksonline.net ↗

