KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Foda: Kosova duhet të mbetet në Ligën B, Ibrahimoviq ende në dilemë

Foda: Kosova duhet të mbetet në Ligën B, Ibrahimoviq ende në dilemë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka thënë se objektivi kryesor i “Dardanëve” në Ligën e Kombeve është të mbeten në Ligën B.

Kurse, synimi në dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni, sipas tij, janë fitoret.

Në konferencën për media, Foda ka theksuar rëndësinë e fitores ndaj Izraelit, ndërsa ka bërë të ditur se skuadra synon të përfundojë sa më lart në grup.

“Sigurisht që objektivi ynë është që ta fitojmë çdo ndeshje, objektivi kryesor  gjithmonë ka qenë që të mbetemi në grupin B dhe në këtë drejtim është shumë me rëndësi që ta fitojmë ndeshjen kundër Izraelit pasi është shumë me rëndësi në këtë fazë dhe ne të shohim se cilin vend do ta zëmë të parin apo të dytin por me rëndësi që këto ndeshje t’i fitojmë”, ka thënë Foda.

Sa i përket të ardhmes së Kombëtares, tekniku gjerman bëri të ditur se stafi i tij po përcjell futbollistë në Kosovë dhe në ligat ndërkombëtare, me synimin që të identifikojë talentë të rinj dhe të përgatitet edhe për kualifikimet e ardhshme evropiane.

“Sigurisht se është me rëndësi dhe që ne i kemi disa mundësi le të shohim gjithmonë ndeshjet e radhës por edhe për të ardhmen. Është shumë me rëndësi që ta kemi parasysh gjithmonë të ardhmen e skuadrës të ardhmen e kombëtares që t’i ruajmë cilësitë, që të kemi mundësi që edhe përpos ndeshjeve të radhës dhe ndeshjeve aktuale që të organizohemi në mënyrë indirekte edhe për vitin e radhës dhe për kualifikimet e euros. Për një përzgjedhës të kombëtares është shumë me rëndësi të shoh të ardhmen dhe t’i përcjellim lojtarët, ne përcjellim gjithë lojtarët jo vetëm në Kosovë jo vetëm në ligën e Kosovës por edhe në ligat e tjera në ligat ndërkombëtare. Për neve është shumë me rëndësi që talentët e rinj t’i shohim t’i përcjellim dhe këtë e bëjmë në vazhdimësi dhe prandaj ne duhet të shohim në të ardhmen dhe detyrë e trajnerit është që sigurisht t’i japim skuadrës energji dhe te punojmë se bashku që t’i arrijmë këto qëllime”, theksoi Foda.

Një tjetër çështje për të cilën u pyet përzgjedhësi i Kosovës ishte edhe futbollisti Arijon Ibrahimoviq, i cili ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare do ta përfaqësojë. Foda konfirmoi se ka biseduar disa herë me të dhe shpreson që ai të zgjedhë Kosovën.

“Unë me Arijonin kam biseduar dhe e kam telefonuar disa herë. Tani zgjedhja mbetet tek ai. Ai ende nuk e ka vendosur se për cilën kombëtare dëshiron të luajë. Mirëpo, në fund të ditës, shpresojmë shumë që ai lojtar të vendosë të luajë për Kosovën dhe ta përfaqësojë Kosovën. Por, ajo që është më e rëndësishme, është që çdo lojtar i cili dëshiron të luajë për Kosovën, duhet të luajë me zemër për Kosovën. Dhe ai që dëshiron të luajë me zemër për Kosovën është shumë i mirëpritur”, ka thënë Foda.

Në fund, Foda ka ritheksuar se për Kosovën është me rëndësi jo vetëm arritja e objektivave në ndeshjet e këtij edicioni të Ligës së Kombeve, por edhe ndërtimi i një skuadre konkurruese për të ardhmen, duke u dhënë hapësirë talenteve të rinj dhe duke synuar vazhdimësinë e rezultateve pozitive. /Ksp

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.