KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Wengeri mund ta sfidojë Infantinon për president të FIFA-s

Wengeri mund ta sfidojë Infantinon për president të FIFA-s

Mundësia që ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, të hyjë në garë për postin e presidentit të FIFA-s dhe të sfidojë Gianni Infantinon po bëhet gjithnjë e më konkrete.

Sipas “The Telegraph”, francezi shihet si një nga kandidatët që mund t'i bëjë konkurrencën më serioze presidentit aktual të FIFA-s. Krahas Wengerit, në skenë është edhe një kandidat misterioz, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për zhvillimet rreth kësaj gare, pasi më 18 nëntor përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave.

Kështu, mbetet të shihet nëse Wenger do të vendosë zyrtarisht të hyjë në garë për drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror, duke synuar t'i japë fund dominimit të Infantinos.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.