KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku-Sadriu për kthimin e Ligjit për Specialen: LDK-ja pati të drejtë

Lushaku-Sadriu për kthimin e Ligjit për Specialen: LDK-ja pati të drejtë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Lushaku ka thënë se LDK-ja që në fillim ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me mënyrën se si është proceduar ky ligj, duke vlerësuar se kjo nuk ka qenë rruga e duhur.

Sipas saj, shqetësimet e LDK-së janë dëshmuar të bazuara pas kthimit të ligjit në Kuvend nga presidentja.

“Në fakt, ajo që LDK-ja ka thënë qysh në fillim në procesimin e këtij ligji, ka qenë që kjo nuk është rruga e duhur për të proceduar, sepse sjellja e vërtetë është në apel dhe është ligjore, por nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me një ligj që kanë proceduar partitë në Kuvendin e Kosovës. Shqetësimet tona i kemi shprehur në atë kohë dhe pikërisht për ato shqetësime është kthyer edhe ligji dhe po del që ne kemi pasur të drejtë për ato shqetësime”, tha Lushaku-Sadriu.

E pyetur se si do të veprojë LDK-ja lidhur me këtë çështje dhe nëse do ta mbështesë ndonjë opsion për procedimin e mëtejmë të ligjit, Lushaku ka thënë se partia ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar.

Ajo ka bërë të ditur se LDK-ja fillimisht pret një komunikim zyrtar lidhur me situatën e krijuar, pas së cilës do ta shqyrtojë çështjen dhe do të marrë vendim për veprimet e mëtejme.

“Tani se si duhet proceduar, si parti nuk kemi marrë një opsion zyrtar edhe për ku është ligji dhe çka duhet të bëhet. Gjithsesi, në momentin që marrim një komunikim zyrtar, do ta adresojmë, do ta marrim në vendim dhe do t’ia bëjmë të ditur”, ka thënë deputetja e LDK-së. /eo

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.