Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda i ka idetë e qarta sa u përket synimeve me ekipin e tij.
Derisa Dardanët po luajnë në Ligën e Kombeve, në mendjen e trajnerit gjerman janë kualifikimet e rregullta për në Evropianin 2028.
Këtë, ai e konfirmoi edhe sot në konferencë për shtyp.
“Është me rëndësi që ta kemi të ardhmen e skuadrës, t’i ruajmë cilësitë, që përpos ndeshjeve aktuale dhe të radhës, të përgatitemi për kualifikim në Euro 2028. Duhet ta shohim të ardhmen, ne i përcjellim të gjithë lojtarët, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë. Është me rëndësi t’i përcjellim talentët e rinj, këtë e bëjmë në vazhdimësi. Si detyrë e trajnerit është që t’i japim skuadrës energji dhe të punojmë së bashku që t’i arrijmë këto qëllime”, deklaroi Foda në konferencën e sotme për shtyp në prag të ndeshjeve me Izraelin e me Irlandën në Ligën e Kombeve.

