KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nagavci: Po diskutojmë me PDK-në për Ligjin për Specialen

Nagavci: Po diskutojmë me PDK-në për Ligjin për Specialen

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë duke zhvilluar diskutime me Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me kthimin në Kuvend të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Nagavci tha se qëndrimi i VV-së është që të shmanget krijimi i një situate të re përplasëse ndërmjet presidentes dhe Kuvendit.

Ajo theksoi se PDK-ja është partia iniciuese e këtij projektligji dhe se diskutimet po zhvillohen me qëllim të arritjes së një pajtueshmërie për hapat e mëtejmë.

“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri”, deklaroi Nagavci.

Ajo shtoi se ekziston tashmë një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, si dhe dy raste të tjera që, sipas saj, e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.