KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ku është drejtësia për Arlindën?” Sijarina: Kryeministri iu shmang pyetjeve të aktivistëve

“Ku është drejtësia për Arlindën?” Sijarina: Kryeministri iu shmang pyetjeve të aktivistëve

Aktivistja nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Liridona Sijarina, ka kritikuar kryeministrin për mënyrën se si, sipas saj, i ka trajtuar aktivistët që kërkonin përgjigje për rastin e Arlinda Zekajt dhe për kërkesat e protestuesve.

Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, Sijarina ka deklaruar se përpjekjet për të takuar përfaqësuesit qeveritarë dhe për të marrë zotime konkrete kanë hasur në refuzim.

“Ne e kemi thirrur edhe ministren, kemi tentuar dhe i kemi ftuar të vijnë poshtë, të na takojnë dhe të na japin zotime. Kanë refuzuar”, ka thënë ajo, shkruan Telegrafi.

Duke rrëfyer përballjen me kryeministrin, Sijarina ka pretenduar se ai u është shmangur pyetjeve të aktivistëve, megjithëse ato kishin të bënin me kërkesën për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

“Dje kryeministri ka ikur prej aktivistëve, prej pyetjeve tona. Një pyetje minimale: Ku është drejtësia për Arlindën, ku janë kërkesat tona?..As nuk ndalet, as nuk denjon në një rast të një rëndësie të tillë të na përgjigjet dhe disa prej aktivistëve tanë i trajton si të ishin kriminelë”, ka thënë ajo.

– YouTube www.youtube.com

Sijarina ka theksuar se aktivistët po ushtronin të drejtën për t’u kërkuar llogari përfaqësuesve institucionalë dhe se meritonin një përgjigje dinjitoze.

“Ne vetëm pyetje kemi bërë”, ka deklaruar ajo, duke kërkuar që aktivistët të trajtohen si “qytetarë të kësaj Republike, të cilët janë këtu dhe kërkojnë përgjegjësi prej përfaqësuesve dhe prej atyre që janë të thirrur të na përfaqësojnë neve”. /Telegrafi/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.