Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të realizimit të investimeve kapitale, duke e cilësuar buxhetin e planifikuar si mashtrim të publikut, raporton GazetaBlic.
Hoti ka thënë se gjatë gjashtë viteve të fundit nuk janë realizuar një sërë projektesh të mëdha infrastrukturore, si autostrada e Gjilanit, rrugët për Pejë, Mitrovicë e Podujevë, si dhe projektet e premtuara nga Qeveria aktuale.
Ai ka shprehur skepticizëm edhe për buxhetin e vitit 2027, duke theksuar se mosrealizimi i investimeve po i shkakton pasoja ekonomisë dhe qytetarëve të Kosovës.
Burimi: gazetablic.com ↗

