Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U17, Fadil Berisha, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.
“Dardanët” e rinj do të përballen me Belgjikën, Kroacinë dhe Letoninë, në ndeshjet që do të zhvillohen në Kroaci, shkruan Indeksonline
Kosova do ta nisë këtë cikël kualifikues më 11 nëntor, kur do të përballet me Belgjikën në stadiumin “Ivan Laljak-Ivic” në Zapresic, me fillim nga ora 12:30.
Ndeshja e dytë është kundër Kroacisë, më 14 nëntor, në stadiumin “Branko Cavlovic-Cavlek” në Karlovac, duke filluar nga ora 11:00.
Ndërkaq, në takimin e fundit, më 17 nëntor, Kosova do të luajë kundër Letonisë, në stadiumin “Ivan Laljak-Ivic” në Zapresic, po ashtu nga ora 11:00.
Përfaqësuesja e Kosovës U17 synon të paraqitet sa më mirë në këto përballje dhe të përfaqësojë denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare./Indeksonline/

