Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin se fillimisht në një lokal kanë fyer me fjalë banale një grua, e më pas edhe tre zyrtarë policorë që intervenuan në rast.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Pejë, ku gjatë arrestimit njëri i dyshuar dhe një polic pësuan lëndime trupore.
Të dyshuarit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
“Pejë / 08.11.2026 – 06:54. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se fillimisht në një lokal e kishin fyer me fjalë banale viktimën femër kosovare, e më pas edhe tre zyrtarë policorë që kishin shkuar të merren me rast. Gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, gjatë transportit për në stacion policor i dyshuari tjetër i ka kanosur zyrtarët policorë.
“Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Klankosova.tv

