Skena të frikshme janë parë në ndeshjen mes Hoffenheimit dhe Schalke 04, ku portieri Loris Karius dhe mbrojtësi Robin Gosens u lënduan rëndë pas një përplasjeje të tmerrshme mes vete.
Ngjarja ndodhi në minutën e 47-të, kur Kariusi priti një goditje të Fisnik Asllanit, ndërsa Gosensi tentoi të largonte topin nga zona.
Në të njëjtin moment, mbrojtësi rrëshqiti dhe e goditi portierin me këmbë në fytyrë.
Të dy futbollistët mbetën të shtrirë në fushë, duke shkaktuar shqetësim të madh te bashkëlojtarët dhe tifozët.
Kariusi pësoi një plagë në hundë dhe u largua nga loja, ndërsa Gosensi pësoi një lëndim në gju dhe u detyrua të largohej me ndihmën e stafit mjekësor. Në vend të tyre u aktivizuan Kevin Muller dhe Vitalie Becker.
Trajneri i Schalkes, Miron Muslic, shprehu shqetësimin e madh pas ndeshjes, duke bërë të ditur se klubi frikësohet për një lëndim serioz të gjurit te Gosensi. Kariusi, ndërkohë, kishte pësuar prerje dhe plagë në fytyrë. /Zëri

