KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Prekazi e kishte zgjedhur edhe mënyrën e lamtumirës: Dy fanella në arkivol

Prekazi e kishte zgjedhur edhe mënyrën e lamtumirës: Dy fanella në arkivol

Një nga rrëfimet më prekëse të Xhevat Prekazit po rikthehet pas ndarjes së tij nga jeta.

Legjenda e Partizanit dhe Galatasarayt kishte treguar se si dëshironte të ishte lamtumira e tij e fundit: me fanellat e dy klubeve që i kishte aq shumë për zemër.

“Dua që kur të vdes, në arkivolin tim të vendosen fanella e Partizanit dhe ajo e Galatasarayt. Vetëm kështu do të largohem i qetë nga kjo botë”, kishte deklaruar ai në vitin 2017.

Dashuria për Partizanin ishte e veçantë. Prekazi e quante klubin nga Beogradi shtëpinë e tij, ndërsa për largimin drejt Hajdukut kishte treguar se nuk kishte qenë zgjedhja e tij.

Megjithatë, karrierën e tij e kishte shoqëruar edhe suksesi i madh në Turqi, ku te Galatasaray u kthye në një prej futbollistëve më të vlerësuar të huaj në historinë e klubit.

I lindur në Mitrovicë, Prekazi kishte kaluar një jetë mes disa qyteteve dhe kulturave, por gjithmonë kishte insistuar në identitetin e tij dhe dashurinë për futbollin. Tashmë, kujtimet dhe rrëfimet e tij mbeten pjesë e historisë së këtij sporti. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.