KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni

SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Mësohet se ajo po hetohet për “pastrim parash” dhe “korrupsion”, akuza të cilat i a rëndojnë edhe më shumë pozitën e saj.

Htimet ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, zhvillohen në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku ajo dyshohet për përfshirje në veprimtari që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi.

Sipas të dhënave të bëra publike nga SPAK më parë, Hyseni është nën hetim për dy vepra penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Hetimi lidhet me dyshimet se ajo mund të ketë ndihmuar Agasin gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në arrati, duke i vënë në dispozicion informacione konfidenciale shtetërore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.