Tregjet e aksioneve në Azi kanë shënuar rritje të hënën, pas rënies së ndjeshme të javës së kaluar, e cila u shkaktua nga shqetësimet për të ardhmen e sektorit të inteligjencës artificiale.
Indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 3.45 për qind, ndërsa indeksi Taiex në Tajvan shënoi rritje prej 5.72 për qind. Edhe Kospi në Korenë e Jugut u rrit me 1.68 për qind, ndërsa Hang Seng në Hong Kong me 0.19 për qind.
Rimëkëmbja vjen pas humbjeve të mëdha në tregjet amerikane, ku investitorët shprehën shqetësime se fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit mund të sjellë më shumë kufizime për industrinë e inteligjencës artificiale dhe ndërtimin e qendrave të të dhënave.
Sipas raportimeve, rënia e së enjtes në Wall Street fshiu rreth 2.5 trilionë dollarë nga vlera e tregut të aksioneve, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, investitorët po ndjekin me vëmendje edhe zhvillimet rreth kompanisë Nvidia, e cila ka njoftuar një hetim të pavarur lidhur me drejtuesin e saj, Jensen Huang.

