KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksidenti në gara ilegale në Trudë të Prishtinës, intervistohen dy shoferët – Njëri prej tyre ishte lënduar lehtë

Aksidenti në gara ilegale në Trudë të Prishtinës, intervistohen dy shoferët – Njëri prej tyre ishte lënduar lehtë

Të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident janë identifikuar nga Policia e Kosovës, përfshirë edhe shoferin që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Këtë e ka bërë të ditur për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se të dy shoferët janë paraqitur në stacion policor dhe janë intervistuar si të dyshuar.

“Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore, janë identifikuar të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident, përfshirë edhe drejtuesin që ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Të dy drejtuesit janë paraqitur në stacionin policor, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se njëri nga shoferët është kontrolluar nga ekipi mjekësor, ku i janë konstatuar lëndime të lehta.

“Për nevoja të hetimit të mëtejshëm, Policia ka konfiskuar të dy automjetet e përfshira në aksident”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, rasti është trajtuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që të procedohet si kundërvajtje.

“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet si kundërvajtje dhe të trajtohet nga hetuesit kompetentë policorë”, ka njoftuar Hoxha.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.