KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Një pozitë që nuk po arrin të plotësohet, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura të Kuvendit. Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të jetë ushtrues detyre, ndërsa konkursi i fundit për këtë post përfundoi sërish pa emërim. Tash krahas kërkesave për ndryshimin e procedurës së përzgjedhjes, në Insititutin e Kosoves për Drejtësi ngrenë edhe çështjen e tejkalimit të afateve ligjore.

Brenda dy viteve, Kuvendi i Kosovës hapi tri herë një konkurs.

Megjithatë, asnjëra nga këto përpjekje nuk përfundoi me emërimin e një sekretari të përgjithshëm me mandat të rregullt.

Pozita vazhdon të mbulohet nga ushtrues detyre, ndërsa konkursi i fundit u mbyll më 2 nëntor, duke mos arritur të zgjedhjet në këtë pozitë as Taulant Bajrami e as Besnik Ismaili.
Për Bajramin, i cili për herë të tretë nuk arriti ta marrë këtë pozitë, tashmë ka një propozim për ndryshimin e rregullores së punës së Kuvendit.

“Do të kujdesem që t’i propozoj kryesisë së Kuvendit ndryshimin e rregullores së punës, meqenëse dispozitat aktuale për përzgjedhjen e kandidatëve duket se janë shndërruar në një pengesë të panevojshme procedurale. Në fund të fundit, nëse Kuvendi i emëron vetë komisionet profesionale, madje dy herë radhazi, vetëm për të mos marrë parasysh vlerësimet dhe rekomandimet e tyre, atëherë përse të vazhdojmë me gjithë këtë formalitet?”, u shpreh Bajrami.

Ndërkaq, në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë që Kuvendi tashmë ka tejkaluar afatet ligjore për ushtrimin e një pozite të tillë.

“Kuvendi i Kosovës nuk e ka pozitën më të lartë drejtuese për sa i përket zyrtarëve publikë dhe nuk e ka pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit dhe si rrjedhojë kjo është një handikap i madh për funksionimin e Kuvendit të Kosovës, por po ashtu edhe është në kundërshtim me legjislacionin dhe rregullativen në fuqi, pasi që ligji për zyrtarët publikë e specifikon afatet kohore se sa mundet me qenë procedurë, se sa mundet me qenë pozitë e lartë drejtuese me ushtrues detyre. Do të thotë, Kuvendi i ka i ka tejkaluar të gjitha afatet e parapara me ligj, dhe kur një institucion i cili është institucioni më i lartë ligjbërës dhe ligjzbatues dhe duhet të jetë, duhet të jetë gardian i zbatimit të ligjit në vendin tonë, bën veprime të tilla, atëherë kjo jep një mesazh jo të mirë për institucionet e tjera, por edhe një mesazh jo të mirë edhe për qytetarët e këtij vendi”, thotë Qemaj Marmullakaj nga IKD.

E kjo zvarritje, sipas IKD-së, nuk përfundon vetëm te mosplotësimi i pozitës.

“Pasojat janë të ndryshme. Së pari, të pasurit e një ushtrues të detyrës jashtë afateve të parapara me ligj, mund të jetë edhe obligim ligjor në veprimet apo mosveprimet që ndërmerren nga ana e Kuvendit dhe në bazë të kësaj institucioneve të Kuvendit, kryetares së Kuvendit, por po ashtu edhe ushtruesit të detyrës, pasi që veprimet apo mosveprimet e tyre mund të mund të kenë përgjegjësi ligjore”, shprehet Marmullakaj.

Më 4 nëntor, janë bërë 3 vjet e 5 muaj që Kuvendi nuk ka sekretar me mandat të plotë.

E nga Kuvendi i Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje./teve1

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.