KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vdes legjenda Xhevat Prekazi, luajti te Galatasaray dhe Partizani i Beogradit

Vdes legjenda Xhevat Prekazi, luajti te Galatasaray dhe Partizani i Beogradit

Futbolli ka humbur një emër të njohur. Legjenda e Partizanit të Beogradit, Xhevat Prekazi, ka ndërruar jetë, ndërsa lajmin e hidhur e ka konfirmuar vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar.

Partizani ka shprehur dhimbjen për vdekjen e ish-futbollistit, i cili la gjurmë të rëndësishme gjatë periudhës së tij në fanellën bardhezi, shkruan Indeksonline

Prekazi ishte pjesë e ekipit të parë të Partizanit nga viti 1976 deri në vitin 1983. Gjatë kësaj periudhe, ai zhvilloi 175 ndeshje dhe realizoi 23 gola. Me klubin nga Beogradi fitoi tri tituj kampioni, në sezonet 1975/76, 1977/78 dhe 1982/83, si dhe Kupën Mitropa në vitin 1978.

Pas largimit nga Partizani, karrierën e vazhdoi te Hajduku, përpara se të transferohej në Turqi, ku veshi fanellat e Galatasarayt, Altayt dhe Bakirkoysporit. Madje, në Stamboll një rrugë mban emrin e tij, si dëshmi e gjurmëve që la edhe në futbollin turk./Indeksonline/

Fudbalski klub Partizan sa bolom i tugom primio je vest o smrti legendarnog fudbalera našeg kluba Dževada Prekazija.

Preki je crno-beli dres zadužio još u juniorskim danima, a u seniorskom timu Parnog valjka je igrao u periodu od 1976. do 1983. godine. Za to vreme ja ubeležio… pic.twitter.com/nvB3l3PgJx

— FK Partizan (@FKPartizanBG) November 8, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.