KB Policia e Kosovës ka regjistruar një tjetër fitore në parketin e basketbollit, duke mposhtur bindshëm KB Fushë Kosovën me rezultat 105:79.
Skuadra e Policisë së Kosovës dominoi në këtë përballje, duke arritur të shënojë plot 105 pikë dhe të sigurojë një tjetër sukses në vazhdimësinë e garave, shkruan Indeksonline
Megjithatë, kjo ndeshje kishte një domethënie shumë më të veçantë se rezultati sportiv. Takimi iu dedikua 24 policëve të rënë në detyrë, në shenjë nderimi për sakrificën e tyre në shërbim të vendit.
Në një gjest simbolik dhe emocionues, basketbollistët e KB Policisë së Kosovës zbritën në parket me fanella që mbanin emrat e policëve të rënë, duke përcjellë mesazhin se kontributi dhe sakrifica e tyre nuk do të harrohen kurrë./Indeksonline/

