KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Enis Rexhepi i pari që arrin në grumbullim: Për Kosovën vendosa me zemër

Enis Rexhepi i pari që arrin në grumbullim: Për Kosovën vendosa me zemër

Sulmuesi i talentuar i Stuttgartit, Enis Rexhepi, ka mbërritur të dielën mbrëma në Prishtinë për t’iu bashkuar për herë të parë Kosovës, në grumbullim për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

Ai është ftuar nga trajneri, Franco Foda për ndeshjet e muajit nëntor.

Sulmuesi i ri është pritur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Adermi.

Ai ka folur për vendimin për të përfaqësuar Kosovën. Ka thënë se ka qenë i lehtë vendimi për t’iu bashkuar “Dardanëve”.

“Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën, se kam vendosur me zemër. Kam shokë këtu që luajnë në Bundesliga në Gjermani, projekti po më pëlqen këtu. Kosova ka shumë lojtarë të mirë, dhe unë do jap maksimumin”, ka thënë ai.

Gjatë nëntorit, Kosova do të luajë ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.