Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është takuar me futbollistin Enis Rexhepi, kësaj radhe në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ademi përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe një mesazh mirëseardhjeje për futbollistin.
Ai ka bërë të ditur se takimi vjen vetëm pak javë pas takimit të tyre në Gjermani, duke e cilësuar si të veçantë ritakimin në Kosovë.
“Takimi në shtëpi ka gjithmonë një emocion të veçantë! Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, Enis! Të priftë e mbara dhe paç shumë suksese me fanellën e Dardanëve!”, ka shkruar Ademi.
Presidenti i FFK-së i ka uruar Rexhepit suksese me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Burimi: lajmi.net ↗

