KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Fuego dhe Olechka shumë të afërt me njëri-tjetrin, u pengon prania e banorëve të tjerë

Fuego dhe Olechka shumë të afërt me njëri-tjetrin, u pengon prania e banorëve të tjerë

Afrimiteti mes Fuegos dhe Olechkës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, teksa dy banorët janë parë duke kaluar momente të afërta së bashku, larg pjesës tjetër të banorëve.

Në orët e vona të natës, ata janë shfaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa në një moment reperi nga Prizreni shihet duke ia vendosur dorën Olechkës në bel.

Ngacmimet dhe afrimiteti mes tyre kanë nisur të vërehen që gjatë javës së parë të qëndrimit në shtëpi, duke nxitur kureshtje nëse mes dy banorëve mund të krijohet diçka më shumë se një shoqëri.

Foto: Screenshot/Instagram

Edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim për natyrën e raportit të tyre, momentet e përbashkëta kanë bërë që ata të marrin vëmendje brenda shtëpisë.

Ndryshe, Fuego ka qenë i martuar dhe është i divorcuar, derisa afrimiteti i tij me Olechkën është një prej zhvillimeve që po komentohet në këtë edicion të BBVK-së.

Në anën tjetër, Fuego ka treguar më herët se jeta e tij personale ka kaluar nëpër sfida të shumta.

Mbetet të shihet nëse kjo afërsi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe nëse dyshja do të bëjnë hapa të tjerë drejt një raporti më të veçantë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.