KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Investimet kapitale: Bujqësisë veç 3.5 milionë, “rrugëve” 223.5 (VIDEO)

Investimet kapitale: Bujqësisë veç 3.5 milionë, “rrugëve” 223.5 (VIDEO)

Për disa e liroi dorën, e të tjerave ua bëri grusht.

Qeveria e Kosovës në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, 1 miliard euro i bëri “njet” për investime kapitale, nga 4.27 miliardë sa peshon krejt kuleta e shtetit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit prin me hisen për investime me rreth 223.5 milionë euro, ku fokus mbeten punimet në rrugë e magjjistrale.

Për zgjerimin dhe rikonstruktimin e rrugëve rajonale janë paraparë 40 milionë.

Autostrada Prishtinë–Pejë ka 25 milionë euro, Prizren–Tetovë me 10 më pak, ndërsa për sanimin e autostradës Morinë–Merdare janë ndarë 14 milionë euro.

Pas saj renditet dikasteri i Mbrojtjes, me mbi 122 milionë, me fokus realizimin e parkut industrial të mbrojtjes, ndërsa ajo e Mjedisit me prioritet mbylljen e deponive ka rreth 67 milionë.

Këtu, veçohet furnizimi i FSK-së me sisteme dhe pajisje mbrojtëse, për të cilin janë ndarë afro 69.5 milionë euro për automjete 28.

Afër saj është edhe sektori i Sportit dhe Rinisë, me rreth 66 milionë euro, ku përfshihen edhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore nga Ministria përkatëse janë ndarë rreth 42.8 milionë euro, ndërsa në shëndetësi afro 39 me fokus ndërimet e pajisjet mjekësore.

Por, ndarjet më të vogla vërehen në disa sektorë të tjerë si ajo për digat në 5 komuna mjete keto të ndara vec 1.5 milion

Bujqësia ka vetëm rreth 3.5 investime kapitale, ndërsa për Drejtësinë janë ndarë 10.2.

Në nivelin komunal, Prishtina prin me afro 58 milionë euro investime kapitale, e ndjekur nga Prizreni me 19.2 e Gjakova me 13.

Në total, nga 1.07 miliard euro të investimeve kapitale, rreth 823.5 milionë janë në nivel qendror, ndërsa 247 milionë në nivel komunal.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.