KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Lamtumira e fundit për Rinesancën, familja bën të ditur datën dhe orën e varrimit

Lamtumira e fundit për Rinesancën, familja bën të ditur datën dhe orën e varrimit

Familja e artistes së ndjerë Rinesa Qeriqi, e njohur për publikun si Rinesancë, ka njoftuar datën dhe vendin ku do të mbahet ceremonia e varrimit të saj.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale nga motra e saj, Drenisa, familja ka bërë të ditur se Rinesa do të përcillet për në banesën e fundit të martën, më 10 nëntor, në orën 14:30, në Varrezat e Prishtinës, në Arbëri (Dragodan).

Po ashtu, familjarët kanë njoftuar se homazhet dhe e pamja do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, nga ora 09:00 deri në orën 17:00, në Grand Hotel Prishtina.

Kujtojmë se pas ndarjes së saj nga jeta në Kanada, ishte hapur një fushatë në platformën GoFundMe për mbledhjen e mjeteve financiare që do të mundësonin riatdhesimin e trupit të saj në Kosovë.

Fushata, e cila ka mobilizuar shumë njerëz, raportohet se ka arritur në 96 për qind të shumës së synuar, duke dëshmuar solidaritetin dhe mbështetjen për familjen Qeriqi.

Rinesa u nda nga jeta më 23 tetor, në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një tumor agresiv në tru.

Artistja e re la pas muzikën e saj dhe kujtime të shumta te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e ndoqën rrugëtimin e saj. 

View this post on Instagram

A post shared by Dre (@drenisaqeriqi)

A post shared by Dre (@drenisaqeriqi)

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.