Një person është arrestuar në Pikëkalimin Kufitar në Kullë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli.
Sipas burimeve të IndeksOnline, personi i arrestuar është 28-vjeçari Mic Vorfaj.
Arrestimi është kryer më 7 nëntor 2026, rreth orës 18:30, në Pikëkalimin Kufitar në Kullë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari, shtetas i Kosovës, pas arrestimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ndërkohë, Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me veprën për të cilën Vorfaj kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar./IndeksOnline/
Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Kullë një person i dyshuar
Burimi: indeksonline.net ↗

