KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Karateistët e Kosovës me paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik në Turqi

Karateistët e Kosovës me paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik në Turqi

Kombëtarja e Kosovës në karate ka përmbyllur me sukses Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, duke fituar gjithsej shtatë medalje në garat individuale dhe tri të tjera në konkurrencën ekipore.

Ky kampionat u zhvillua në Stamboll të Turqisë, ku karateistët e rinj kosovarë arritën të ngjiten disa herë në podium.

Emira Maqedonci ishte më e suksesshmja, duke fituar medaljen e artë dhe duke u shpallur kampione ballkanike. Ndërkohë, tri medalje të argjendta për Kosovën i fituan Suela Arfi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi.

Në garat individuale, Kosova fitoi edhe tri medalje të bronzta, me Alea Kelmendin, Krenar Ismajlin dhe Amar Dakun.

Suksesi nuk mungoi as në garat ekipore. Kosova siguroi medalje të bronzta në të dyja konkurrencat për kadetë, ndërsa ekipi i djemve në kategorinë e juniorëve gjithashtu u rendit në podium.

Federata e Karatesë e Kosovës e vlerësoi këtë paraqitje si dëshmi të talentit dhe potencialit të sportistëve të rinj, duke përgëzuar garuesit, trajnerët dhe gjithë ekipin për rezultatet e arritura. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.